Lideri përgatitet për Lirinë

Futboll

Lideri përgatitet për Lirinë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:36
Pamje nga një ndeshje

Liria nga Prizreni dhe lideri Llapi nga Podujeva, takohen të premten më 20 tetor nga ora 14:00 në "Përparim Thaçi" në Prizren në kuadër të javës XI-të Vala Superligës. Është kjo përballja e 12-të mes Lirisë e Llapit, ku 10 herë janë takuar në kampionat, kurse njëherë në kuadër të Digitalb Kupës. Llapi ka fituar 7 takime, Liria ka fituar 3 takime, ndërsa njëherë janë ndarë baras.

Llapi udhëton në Prizren pas fitores minimale ndaj Flamurtarit(1:0), po ashtu edhe Liria ka fituar ndeshjen e javës së kaluar ndaj Feronikelit(0:1), thuhet në faqen e Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat