Dy ndeshje e mbajnë pezull rrugëtimin e Zvicrës drejt Rusi 2018, përkundër që gjatë eliminatoreve ata fituan të gjithë ndeshjet, duke humbur vetëm një, shkruan “Bota sot”. Balotazhi do jetë kundër Irlandës Veriore.
Në intervistën e trajnerit helvet, Vladimir Petkovic, ai thotë: “Duhet të harrojmë çfarë kemi arritur në fazën eliminatore dhe të fokusohemi te dy ndeshjet e radhës. Shpresojmë të mos kemi lëndime, kemi respekt për kundërshtarin, por duhet të japim gjithçka për fitore.”
Petkoviç ka vlerësuar veçanërisht mbrojtjen e ekipit kundërshtar./Bota sot