Berisha shënon për barazimin e Melbourne-s

Futboll

Berisha shënon për barazimin e Melbourne-s

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2017 Në ora: 12:57
Besart Berisha

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, shënoi për barazimin e Melbourne Victory me rezultat 2:2 në konak të Adelaide United-it, në ndeshjen e javës së 3-të të Kampionatit të Australisë. Ky është goli i parë për futbollistin shqiptar gjatë edicionit të ri, por edhe u ndëshkua me kartonë të verdhë. Berisha u paraqit standard, shënoi në minutën e 13-të për epërsinë e skuadrës së tij. Në minutën e 23-të dhe në atë të 63-të, Lia shënoi dy herë për Adelaide-n, ndërsa Austin në minutën e 82-të barazoi rezultatin 2:2, duke shpëtuar Melbourne-n nga humbja. Melbourne është në vend të 8-të me 1 pikë, kurse Adelaide renditet i treti me 5 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat