Osmani: Mungon infrastruktura në stadiumet e Ligës së Parë

Futboll

Osmani: Mungon infrastruktura në stadiumet e Ligës së Parë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2017 Në ora: 19:05
Labinot Osmani

Të luash në Ligën e Parë është shumë më vështirë se sa në elitën e futbollit të Kosovës, për faktin se mungon infrastruktura sportive në shumicën e stadiumeve. Përveç Trepçës nga Mitrovica shumica e skuadrave ballafaqohen me telashe të infrastrukturës së stadiumeve në Ligën e Parë të Kosovës.

Sulmuesi i Vushtrrisë, Labinot Osmani, një periudhë të gjatë kishte luajtur në ekipet e njohura të elitës, tha se infrastruktura është shqetësuese në Ligën e Parë. “Mendoj se mungon shumë infrastruktura e stadiumeve në Ligën e Parë dhe duhet të përmirësohen terrenet që janë mjaft të vështira për të treguar lojë të mira”, tha Osmani.  Skuadra e Vushtrrisë mban vendin e tretë me 19 pikë, ka shtatë më pak se KEK-u nga Kastrioti, lider. Nesër në orën 14.00  do të zhvillohet derbi në mes Vushtrrisë dhe KEK-ut, ku vushtrriasit synojnë t‘i shkaktojnë humbjen e parë liderit pas tetë fitoreve e dy barazimeve.   Osmani tha se në disa...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat