Bartomeu sqaron të ardhmen e Barcelonës

Futboll

Bartomeu sqaron të ardhmen e Barcelonës

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 12:15
Josep Maria Bartomeu

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka dhënë një deklaratë të fuqishme gjatë Asamblesë së përgjithshme të klubit

Numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka bërë të ditur se Barcelona dëshiron të garoj në La Liga.

"Barcelona dëshiron të vazhdojë të luajë në LaLiga", ka deklaruar presidenti i Barcelonës, përcjell Marca.

Më herët është përfolur se Barcelona do të largohet nga La Liga nëse Katalonja shpallë pavarësinë e saj nga Spanja. 

Bartomeu, gjatë Asamblesë së përgjithshme të klubit, ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia e Spanjës ndaj qytetarëve të Katalonjës gjatë referendumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat