Drita dhe Prishtina takohen në ndeshjen e 40-të

Futboll

Drita dhe Prishtina takohen në ndeshjen e 40-të

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 13:49
Pamje nga një ndesbhje

Drita dhe Prishtina takohen të mërkurën më 25 tetor në Gjilan nga ora 13:30. Do të jetë kjo ndeshje e vlefshme për javën e XII të Vala Superligës. Me këtë ndeshje nis faza e dytë e cila vazhdon deri në javën e XVII, me që rast bardhekaltrit do të ndeshen edhe me Flamurtarin (të shtunën më 28 tetor në Drenas), Lirinë në Prizren, e pret Drenicën, i shkon Vllaznisë dhe e pret Gjilanin.

Ndërsa, me rivalët e Dritës do të jetë ky takimi i 40-të zyrtar në tre kompeticione pas luftës. Edhe pse në 7 ndeshjet e fundit Drita ka 3 fitore përball 4 të Prishtinës, kryeqytetasit në ndeshje të përgjithshme kanë larg rezultate pozitive prej 19 fitoreve, 13 barazime dhe vetëm 7 humbje me golldallim +25, 56:31. Po ashtu, Prishtina edhe në Gjilan ka bilanc pozitiv (një ndeshje e ka zhvillua në Mitrovicë) prej 5 fitoreve, 9 barazime dhe vetëm 3 humbje me golldalim +5, 14:19.

Ndërsa realizuesi më i mirë i Prishtinës kundër Dritës, Basit Abdul Khalid me 5 gola (1x3, 1x2) mungon pas operimit. Por, edhe realizuesi më i mirë i Dritës kundër Prishtinës, Xhevdet Shabani me 2 gola dhe shënues i golit të fitores në ndeshjen e parë hapëse të kampionatit, po ashtu mungon për shkak kartonëve. Dritës do t’i mungoj edhe mesfushori Bujar Shabani. Kurse, Prishtinës përveç Khalid, i mungon edhe Mentor Mazrekaj, dhe shumë diskutabil janë Lorik Boshnjaku e Drashko Bozhoviç.

Pas 11 javëve, Prishtina renditet e para me 21 pikë, ndërsa Drita e pesta me 17 pikë, raportogn faqja e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat