Shkupi la pa tekst Pobedën, Shkëndija zhgënjen

Futboll

Shkupi la pa tekst Pobedën, Shkëndija zhgënjen

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2017 Në ora: 16:55
Pamje nga një ndeshje

Shqiptarët e Shkupit fituan tri pikë të vlefshme që përforcohen në pozitën e pestë. Skuadra e Shkupit para shikuesve të vet e mundi me rezultat minimal 1:0 Pobedën nga Prilepi. Në minutën e 85-të, Jasharavski vulosi fitoren e shkupjanëve. FC Shkupi renditet në vend të pestë me 15 pikë, tri më shumë se Pobeda në vendin e parafundit (i nënti).

Shkëndija nga Tetova zhgënjen në stadiumin në Strumicë, ku pësoi humbje me rezultat 3:2 nga Akademija Pandev. Pesë gola të shënuara, secili më i bukur se tjetri, por skuadra shqiptare të paktën nuk arriti të shkëpus një pikë.

Shkëndija apo lideri i kampionatit ruan epërsinë në renditje, për faktin se edhe rivali më i madh Vardari nga Shkupi u mund me 3:1 nga Rabotniçki. Për vendasit shënuan: Baldovaliev (24'), Markov (52') e Cheshmedjiev (90') dhe për Shkëndijen: Radeski (53’) e Ibraimi (71'). Shkëndija kryeson me 28 pikë, shtatë më shumë se Akademija Pandev që renditet në vendin e dytë. Listën e shënuesve e kryeson Ferhan Hasani me 9 gola, i përcjellë nga bashkëlojtari i tij, Besart Ibraimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat