Barcelona mund të fitojë 400 milionë euro nga ndërrimi i emrit të stadiumit

Futboll

Barcelona mund të fitojë 400 milionë euro nga ndërrimi i emrit të stadiumit

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 08:59
Stadiumi Camp Nou

Barcelona ka nisur bisedimet me kompaninë Grifols për ndërrimin e emrit të stadiumit

Drejtuesit e Barcelonës dhe ata të kopanisë farmaceutike, Grifols janë duke biseduar për ndërrimin e emrit të stadiumit, Camp Nou.

Grifols është gati të paguajë 400 milionë euro për emrin e stadiumit për 30 vitet e ardhshme, shkruan Radio Catalunya.

Kjo do të ishte një mundësi e mirë për drejtuesit e skuadrës, të cilët janë duke planifikuar renovimin e stadiumit.

Barcelona ka njoftuar se renovimi kushton 600 milionë euro, ndërsa me këto para, atyre do t’u mjaftonin vetëm edhe 200 milionë euro të tjera hua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat