Butragueno: Do të ketë shumë ndeshje Real Madridi-Barcelona

Futboll

Butragueno: Do të ketë shumë ndeshje Real Madridi-Barcelona

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 13:06
Butragueno

Drejtori i marrëdhënieve institucionale te Real Madridi, Emilio Butragueno, sot minimizoi masat që ekipi do të marrë këtë fundjavë, në udhëtimin e tyre në Girona, për shkak të krizës politike në Katalonjë. “Le të luajmë një lojë me idenë për të fituar, ne jemi një klub futbolli dhe flasim vetëm për futbollin, – ka thënë Butragueno pas lajmeve se ekipi nuk do të përdorë autobusin e tij zyrtare në Girona për arsye sigurie. – Të gjithë ne duam që ta fitojmë këtë ndeshje, t’i bëjmë njerëzit tanë të lumtur dhe të luajmë mirë”, – ka shtuar ish-lojtari në Pekin, ku mori pjesë në një ceremoni për të promovuar klubin në tregun e madh kinez.

Ai, gjithashtu, kujton se “nuk është hera e parë” që autobusi zyrtar nuk përdoret në zhvendosjen e ekipit, kështu që “të mos i japin më shumë rëndësi”. Kur u pyetën se bota e futbollit spanjoll është ngërthyer për shkak të krizës katalanase, nëse Barcelona do të vazhdojë të luajë në kampionatin spanjoll, apo në një Katalonja të pavarur hipotetike, Butragueno kujtoi se katalanasit dhe Real Madrid “janë klube të mëdha botës”: “Ne besojmë se kjo nuk do të ndodhë, do të ketë shumë ndeshje Real Madridi-Barcelona në të ardhmen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat