Demhasaj shkëlqen me Luzernin: Për fitore duhet luftuar

Futboll

Demhasaj shkëlqen me Luzernin: Për fitore duhet luftuar

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2017 Në ora: 19:10
Demhasaj

Futbollistët shqiptar, Shkëlqim Demhasaj dhe Hekuran Kryeziu, me ekipin e Luzernit janë kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Zvicrës. Luzerni shënoi fitore si mysafirë me rezultat 3:2 kundër ekipit Echallens dhe u kualifikuan më tej. Sulmuesi Demhasaj (21 vjeç) me dinakërinë e tij shënoi në minutën e 20-të, duke kaluar në epërsi skuadrën e tij.  Goli i tij e ndihmoi skuadrën e Luzernit për të fituar dhe vazhduar rrugën në çerekfinale.

Demhasaj po kalon formë të mirë dhe deri me tash ka realizuar tri gola në kampionat e dy në Kupë. Ai pretendon me Luzernin të arrijnë rezultate sa më të mira në dy fronte: në Kupë dhe në kampionat. Luzerni tani do ta takohet me Baselin, kampion në fuqi, në kuadër të çerekfinales së Kupës. Ndërkaq, në kampionat Luzerni nuk qëndron mirë me rezultate deri me tash, pasi që renditen në pozitën e parafundit (i nënti) me 11 pikë, dy më shumë se i fundit Lugano pas 12 jave të luajtura.

“Bota sot”: Një fitore më e vështirë se sa është pritur kundër Echallens-it, megjithatë Luzerni u kualifikua në çerekfinale, a shpresoni se do të arrini edhe finalen e madhe?

Shkëlqim Demhasaj: Për Kupë krejt ndeshjet janë të vështira. Në Kupë tri ndeshje i kemi fituar deri me tash, edhe me Echallens dhe e kemi ditur se nuk ka me qenë lehtë. Në Kupë është e rëndësishme kush fiton dhe deri tash kemi bërë lojëra të mira, ndërsa tani në çerekfinale takohem me Baselin.

“Bota sot”: A shpresoni se do ta kaloni Baselin dhe ku e sheh përparësinë?

Shkëlqim Demhasaj:  Në futboll nuk dihet kurrë, nëse e mundim Baselin, jemi në gjysmëfinale. Ka me qenë lojë shumë e vështirë.

“Bota sot”: Si ndjehesh që shënuat golin e epërsisë kundër Echallens-it dhe rezultoj në kualifikim?

Shkëlqim Demhasaj: Unë jam gjithë i lumtur kur shënoj, por edhe më i lumtur edhe kur fitojmë. Tash kundër Echallens u dashtë me fituar dhe e bëmë detyrën tonë.

“Bota sot”: Vlerësoheni ndër lojtarët më të talentuar në elitën e futbollit zviceran, deri me tash shënuat tri gola, a synoni të luftoni që të jeni si shënuesi më i mirë?

Shkëlqim Demhasaj: Tash i kam dy gola për Kupë dhe tri në Kampionatin e Zvicrës. Jam shumë i lumtur momentalisht për golat, por unë jam sulmues dhe detyrë e imja është që të shënojë sa më shumë. Unë dua më shumë gola dhe edhe të luftoj çdo ndeshje për të shënuar, kësisoj ta ndihmojë skuadrën time.

“Bota sot”: Gjatë verës nga Schaffhausen kaluat në Luzern, a është vështirë të luhet në Superligë?

Shkëlqim Demhasaj:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat