Vicenzo Montella është deklaruar pas humbjes së Milanit në shtëpi nga Juventusi.
‘Rossonerët’ në ‘San Siro’, janë mundur 0-2 nga Juventusi në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.
Për trajnerin e Milanit, kjo ndeshje ishte e balancuar, me Higuainin që bëri diferencën, me dy golat e shënuara.
“Ishte një ndeshje shumë e balancuar, një që ne luajtëm në mënyrë të barabartë me Juventusin, por diferenca u bë nga Higuain me dy gola të mëdha”, tha fillimisht Montella për Mediaset Premium.
“Sa më përket mua, skuadra bëri një paraqitje të mirë, ishim pak të lodhur”.