Barcelona fiton në Bilbao, vazhdon pa humbje në krye të La Ligas

Futboll

Barcelona fiton në Bilbao, vazhdon pa humbje në krye të La Ligas

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 23:49
Barcelona

Barcelona ka arritur të marr një fitore me rezultat 2-0 në udhëtimin e tyre të vështirë te Athletic Bilbao.

Gjiganti katalunas vazhdon pa humbje në kampionatin spanjoll edhe pas ndeshjes së javës së 10-të në udhëtim te Bilbao, duke koleksionuar nëntë fitore dhe një barazim.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka dominuar gjithë takimin, por edhe vendasit kanë pasur rastet e veta duke u vu shpesh në rrezik portierin e Barcelonës.

Pjesa e parë e takimit nisi më mirë për vendasit që rrezikuan dy herë me Aritz Aduriz (18’, 20’), por në të dy rastet nuk gjeti rrjetën.

Në anën tjetër, Barcelona gjeti golin e epërsisë 1-0 në minutën e 36-të pas një super aksioni, ku shënoi ylli i skuadrës, Lionel Messi, i asistuar nga Jordi Alba.

Barcelona pati një rast të mirë edhe në minutën e 41-të, por goditja e fortë e mesfushorit brazilian, Paulinhos përfundoi në traversë dhe me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat arritën të krijojnë edhe raste tjera të mira për gol dhe ndeshja ishte më e tensionuar duke pasur edhe shumë ndëshkime, por goli përsëri u gjet nga mysafirët.

Ishte Paulinho, i cili shënoi në minutat shtesë dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-0.

Pas kësaj fitore, Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 28, ndërsa Bilbao renditet në vendin e 11-të me 11 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin në shtëpi Sevillan, ndërsa baskët udhëtojnë te Celta Vigo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat