Shqiptarët e Baselit kërkojnë fitore kundër skuadrës ruse

Futboll

Shqiptarët e Baselit kërkojnë fitore kundër skuadrës ruse

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2017 Në ora: 19:13
Xhaka gjatë një veprimi

Me padurim priten ndeshjet e xhiros së katërt në tetë grupet e Champions League në futboll. Disa skuadra mund ta sigurojnë edhe kualifikimin dy xhiro para se të përfundojë faza grupore. Disa ndeshje priten me presion të madh, sepse fitorja për ndonjë skuadër do të thotë kalimi i grupit, e për dikë nëse dështon, pa dyshim se është humbja e shpresës për vend të dytë. Në stadiumin në “St. Jakob-Park” në Basel, kampioni i Zvicrës, Baseli, do të ndeshet me klubin rus CSKA nga Moska. 

Ndeshjen në Moskë Baseli e kishte fituar me rezultat 2:0 dhe nëse fiton edhe nesër (20.45) veçse siguron biletën për më tutje. Shqiptarët e Baselit, Taulant Xhaka e Albian Ajeti, kanë rastin që me bashkëlojtarë nesër të kremtojnë kualifikimin, por nëse nuk fitojnë duhet të presin në njërën nga dy xhirot e fundit ta sigurojnë biletën për më tutje. Duhet kujtuar se Xhaka kishte realizuar gol në Moskë, madje edhe kishte asistuar në fitore. Manchester Utd kryeson me 9 pikë në grupin A, ka tri më shumë se Baseli, kurse CSKA është bë vend të tretë me 3 pikë dhe Benfica e fundit pa pikë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat