Xhevati: Beogradi është qyteti dhe shteti jem! Ku do të varrosësh ore Xhevat që ta dha bukën Kosova e jo Beogradi!

Futboll

Xhevati: Beogradi është qyteti dhe shteti jem! Ku do të varrosësh ore Xhevat që ta dha bukën Kosova e jo Beogradi!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 31 tetor 2017 Në ora: 11:47
Xhevat Prekazi

Debate

Xhevat Prekazi fare nuk skuqet e as turpërohet, e thotë më shumë krenari: ”Beogradi është qyteti dhe shteti jem!” Këtë e ka deklaruar në televizionin “Klan” të Shqipërisë. E dimë se Xhevati e ka për zemër e për shpirti Beogradin dhe Serbinë! E dimë se Xhevati nuk është hera e parë që flet me superlativ për Beogradin dhe Partizanin!

Ore Xhevat, sa bukëpërmbys je! Të marroftë Zoti deri në pikën e fundit! Nuk të bëri Beogradi futbollist të njohur, por të bëri Mitrovica dhe Kosova. Të bëri lojtar Trepça nga Mitrovica, nga aty shkove në dreq të mallkuar. Shkove në klubin e futbollit Partizani që luajte nga viti 1975-1984, edhe pse atëkohë ky klub ka qenë multietnik, pastaj në Hajduk të Splitit (1984-85), më pas në Gallatasaray (1985-1991) etj. Ky Xhevati ende po flet shqip! Po ankohet se askush nga Kosova nuk u interesua për të!

Për Xhevatin të interesohet Kosova, sa qesharake. Mirë Xhevat që del e deklaron publikisht, e vajton Serbinë shoveniste! Xhevat, mirë që e pranon që ke lindur në Mitrovicë, aty ke pi qumësht shqiptari e ke ngrënë bukë shqiptari! Si fëmijë nuk ke pi as qumësht Beogradi as ke ngrënë bukë Beogradi. Të rriten e të qiten në rrugë, por Ti e devijohet atë!

E din ata që të kanë rrit çfarë kanë hequr deri sa të kanë bërë për me njohur veten, ndërsa Ju ia kthyet zi e më zi Mitrovicës e Kosovës. Xhevat, të preferoj: Ndërrojë mbiemrin e mos e njollos mbiemrin Prekazi, se këtu kemi shumë Prekaza që kanë dhënë për futbollin, sportin dhe në përgjithësi shtetin e Kosovës, pra kanë rrezikuar jetën duke e sfiduar Serbinë shoveniste. Krejt e kuptueshme pse jeton në Beograd, por ta mohosh shtetin e Kosovës, qofsh i turpëruar gjithmonë.  

Të gjithë e dimë qe ke qenë lojtar i madh, por nuk ke qenë veç ti lojtar i madh shqiptar, ka pasur edhe të tjerë. Ta përmendi një lojtar të asaj kohe, si Kujtim Shala! Atë kujtohet kur ka ngritur Kujtimi dy gishta në midis të Nishit! Në Partizan kanë luajtur edhe Zenun Brovina, Luan Prekazi, Fadil Vokrri, Kujtim Shala, Isa Sadriu, por të gjithë këta janë në Kosovë, sepse ato vite ishin periudhë tjetër, ekzistonte shteti ish jugosllav.  E di mirë Xhevat që Beogradi apo qyteti dhe shteti yt, i përzuri shqiptarët nga puna dhe nga objektet sportive nga viti 1991-99!

Mitrovica është qyteti dhe shteti yt, ashtu të njeh Serbia. Serbia të do ty derisa i duhesh, kohën kur nuk i duhesh sigurisht se do të hedhin si një leckë në lumin Danub! Sepse serbit nuk mund t‘i bëhesh me serb se serbi. Sepse ata e din që je shqiptar! Asnjëherë ore Xhevat nuk dole ta thuash një fjalë kundër Serbisë, edhe pse atëkohë ke jetuar, pra në fillim të viteve të 90-ta në Stamboll dhe jo në Beograd. E dimë që të flenë shpirti për Beogradi, e dimë që kurrë nuk bërë gjë për Kosovën, e dimë këtë.

“Beogradi është qyteti dhe shteti jem. Krejt çka e kam bërë jetën teme, Beograd e kam bërë. Partizani është shtëpia ime e dytë. Edhe atë kohë edhe tash kurrë për mua nuk janë interesuar nga Kosova, thuajse unë kurrë s’kam lindur në Mitrovicë”, kështu tha mes të tjera ky patrioti i Beogradit! Ore Xhevat, mirë që e pranon që ke lindur në Mitrovicë!  Pse asnjëherë nuk erdhe në Mitrovicë, në vendin ku ta dhanë bukën dhe të rritën e të bënë njeri. Mos të ishte Mitrovica, mos të ishte Trepça, mos të ishte Kosova, as Beograd nuk kishe shkuar. Ku do të varrosësh ore Xhevat që ta dha bukën Kosova e jo Serbia. Sigurisht në qytetin dhe shtetin tuaj që e deklaruar edhe vet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat