Coutinho në Real Madrid?!

Futboll

Coutinho në Real Madrid?!

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 11:24
Philippe Coutinho

Real Madrid ka kontaktuar Liverpool-in për situatën kontraktuale të mesfushorit brazilian, me idenë e nënshkrimi të tij verën e ardhshme.

Sipas ‘Mundo Deportivo’ , Real Madrid synon të ndërhyj në ‘Operacionin Coutinho’.

Por, klubi madrilen e di se nësë duan transferimin e Coutinhos do të duhej ta bënin në afatin kalimtar të janarit, përndryshe konkurrenca do të jetë shumë më e madhe dhe njejtë si edhe çmimi i lojtarit.

Pas PSG-së, duket që Barcelona do të ketë një tjetër rival në garën për Coutinhon, edhe pse dihet që katalunasit janë më favorit pasi kjo është edhe dëshira e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat