Penalizohet Skënderbeu

Futboll

Penalizohet Skënderbeu

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 11:53
Lilaj

Klubi Skënderbeu nga Korça priste që ndeshja ndaj Flamurtarit të luhej të enjten e ardhshme dhe jo të mërkurën, sikurse ka njoftuar dje përmes faqes zyrtare në internet institucioni i futbollit shqiptar.

Duke qenë se Skënderbeu ka të grumbulluar me Kombëtaret katër lojtarë, ardhja e tyre vetëm në momentet e fundit, do të ndikojë jo pak në skuadër. Shqetësimi më i madh për stafin teknik mësohet se është mbi mesfushorin Sabjen Lilaj.

Ky i fundit është grumbulluar nga Kombëtarja Shqiptare dhe pritet të jetë në fushë të hënën në miqësoren ndaj Turqisë. Kësisoj, ai do të rikthehet në Shqipëri vetëm gjatë së martës, pikërisht një ditë para takimit Flamurtari-Skënderbeu.

Mesfushori rrezikon të mungojë në Vlorë ose të paktën ta nisë nga stoli. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, pasi e njëjta situatë është edhe me lojtarët e tjerë të grumbulluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat