Panucci sqaron gjithçka…

Futboll

Panucci sqaron gjithçka…

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 16:46
Christian Panucci

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, një ditë para ndeshjes miqësore me Turqinë, ka folur në konferencë për shtyp nga Antalya. Tekniku italian ka folur për thirrjet e këtij grumbullimi, teksa është arsyetuar edhe për futbollistëve të dëmtuar dhe idenë e formacionit për sfidën e nesërme. “Ishin ditë intesive për ekipin. Kemi punuar shumë në të gjitha aspektet, por jam i kënaqur me atë që kanë treguar djemtë në stërvitje, edhe pse e dimë që kjo është një periudhe e ngjeshur me ndeshje nëpër klubet e tyre” – u shpreh fillimisht Panucci.

Dëmtimet– “Sepse duhet të sillemi si profesionistë të gjithë. Një lojtar që thotë jam i dëmtuar, duhet të sjellë me vete një rezonancë, një eko. Ndryshe, duhet ta shikoj mjeku i Kombëtares nëse lojtari është i gatshëm apo jo. Federata në këtë rast është sjelle në mënyrë profesionale. Strakosha ishte rast i veçuar, sepse vetëm të enjten ju shfaqën problemet e vjetra. Latifin, kur e pyesja, përgjigjej: Jam mirë, jam mirë…”

Futbollistët pa ekip- “Besoj  i referoheni Alijit…Përpara se të jemi një skuadër, jemi një familje dhe që në momente të tilla duhet t’i japim një dorë edhe lojtarëve që janë në vështirësi. Aliji për mua është një lojtar i nivelit europian që ka qenë pjesë e grupit dhe që normalisht donte një mundësi. Gjatë javës ka punuar shumë mirë, edhe pse nuk i ka 90 minutat në këmbë” – përfundoi trajneri ekipit tonë përfaqësues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat