Ekipi ideal i tifozëve të Gjermanisë

Futboll

Ekipi ideal i tifozëve të Gjermanisë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 16:21
Ekipi ideal i tifozëve të Gjermanisë

Tifozët e Gjermanisë kanë dhënë vendimin e tyre. Më shumë se 800.000 ndjekës të “Maanschaft” i janë përgjigjur një sondazhi, në mesin e lexuesve të “Bild”, të cilët kanë pasur mundësinë të zgjedhin 11-shen që dëshirojnë ta përdorë Joachim Low në “Botërorin 2018”, për të fituar titullin dhe shtuar yllin e pestë. Prania e Neuer në portë është e padiskutueshme. 88% e pjesëmarrësve në anketë e vendosin portierin e Bayernit mes shtyllave të kombëtares. Ata, gjithashtu, nuk kanë asnjë dyshim në ata që do ta shoqëronin përpara, në mbrojtje. Bashkëlojtarët e skuadrës së tij; Kimmich (24%), Hummels (24%) dhe Boateng (23%), janë pozicionuar në prapavijë, me më së shumti vota. Ata do të shoqëroheshin nga Jonas Hector, në anën e djathtë.
Për mesfushën, Toni Kroos është favoriti i tifozëve gjermanë. Lojtari i Real Madridit ka mbledhur 16% të votave në një kategori të përbashkët të mesfushorëve dhe sulmuesve. Pranë tij do të ishte Goretzka dhe përpara Sané, Müller e Draxler. Në repartin ofensiv, favoriti i tifozëve është Timo Werner, sulmuesi i RB Leipzig, raporton telesport.
Në formacionin e tifozëve, sikurse duket, nuk ka vend për veteranët, që ishin pjesë e skuadrës kampione bote në “Brazil 2014”, si Khedira, Özil, apo Götze.

Ekipi ideal i tifozëve të Gjermanisë
Neuer (Bayern, 88%) – Kimmich (Bayern, 24%), Hummels (Bayern, 24%), Boateng (Bayern, 23%), Hector (Colonia, 12%) – Goretzka (Schalke, 8%), Kroos (Real Madrid, 16%) – Sané(Manchester City, 10%), Müller (Bayern, 12%), Draxler (PSG, 7%) – Werner (RB Leipzig, 13%).

Në stolin e rezervave
Portierë: Ter Stegen (Barcelona, 10%) y Trapp (PSG, 2%).
Mbrojtës: Sule (Bayern, 4%), Halstenberg (RB Leipzig, 4%), Rudiger (Chelsea, 2%), Howedes (Juventus, 2%), Plattenhardt (Hertha Berlín, 2%), Musfafi (Arsenal, 1%) y Ginter (Gladbach, 1%).
Mesfushorë e sulmues: Reus (Dortmund, 6%), Khedira (Juventus, 5%), Gundogan (Manchester City, 5%), Özil (Arsenal, 4%), Götze (Dortmund, 4%), Rudy (Bayern, 4%), Wagner (Hoffenheim, 3%), Emre Can (Liverpool, 2%), Stindl (Gladbach, 1%), Mario Gómez (Wolfsburgo, 1%) y Brandt (Leverkusen, 1%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat