Kombëtarja e Kosovës U-21 pas humbjes tronditëse me 4:0 në Mitrovicë nga Izraeli U-21, këndellet dhe në Baku importoi pikë, duke luajtur pa gola (0:0) me Azerbajxhanin, në një ndeshje me rivalitet të madh. Një pikë që nuk matet as me ari për kombëtaren e Kosovës e cila dha maksimumin dhe ka mundur të kthehet edhe me tri pikë.
Ky është barazimi i parë apo pika e shtatë në grupin e pestë. Kosova ka dy fitore, një barazim e tri humbje, duke u renditur në vend të katërt me 7 pikë, por ka dy ndeshje me shumë se lideri Irlanda që ka 10 pikë. Rafet Prekazi, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, gjithsesi se është i kënaqur edhe me një pikë.