Zvicra U-19 me gjithë lojën e mirë pësoi humbje me rezultat 5:3 nga Belgjika U-19, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit të pestë të Euro U-19 në futboll. Zvicrën U-19 nuk e ndihmuan as golat e shqiptarëve që ta evitoi humbjen.
Golat për Zvicrën i shënuan: Andi Zeqiri (37), Nedim Bajrami (72’-nga penalltia e 78’) dhe për Belgjikën U-19: Ndayishimiye (11’ e 59’), Delcroix (12’), Verlinden (39’) e Amuzu (52’). Pesë shqiptarë u paraqitën titullarë: Andi Zeqiri, Nedim Bajrami, Elis Isufi, Izer Aliu dhe Mersim Asllani.
Isufi, Aliu e Asllani u ndëshkuan me karton të verdhë. Maqedonia kryeson me 9 pikë, pasojnë: Belgjika (6), Zvicra (3) e Lihteshtejni (0).