Kroacia konfirmon trajnerin Daliç

Futboll

Kroacia konfirmon trajnerin Daliç

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 19:38
Daliç e Shuker

Zlatko Daliç do ta drejtojë Kroacinë edhe në Botërorin Rusi 2018. I emëruar në krye të përfaqësues ballkanase pas shkarkimit të Ante Çaçiç, Dalic i ka bindur plotësisht drejtuesit e Federatës Kroate të futbollit me punën e tij gjatë kësaj periudhe. Ish trajneri i Dinamos në kampionatin shqiptar fillimisht arriti ta udhëhiqte Kroacinë drejt një fitoreje në një ndeshje shumë të rëndësishme si ajo ndaj Ukrainës në transfertë për ta kualifikuar në Play-off ndërsa më pas eliminoi Greqinë me rezultat të përgjithshëm 4:1 duke e çuar Kroacinë në Rusi. Lajmin për konfirmimin e trajnerit Daliç në krye të përfaqësues deri në përfundim të Botërorit, Rusi 2018, u publikua nga vetë Federata Kroate e Futbollit e cila bën gjithashtu të ditur se zyrtarizimi i kontratës do të bëhet javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat