'Çmenduria' e Venturës

Futboll

'Çmenduria' e Venturës

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 11:06
Gian Piero Ventura

Fillimisht premtoi se do të dorëhiqet, më pas e përgënjeshtroi. Por jo vetëm kaq, thotë madje se është trajneri më i mirë i Italisë në 40 vitet e fundit. I kontaktuar nga “Le Ienne” (gazetarët e një emisioni investigativ në Itali), gjatë fluturimit të tij nga Milano drejt Barit, Gian Piero Ventura nuk dëshiron të flasë, por dicka i shpëton nga goja.

“Botërori pa Italinë? Po, do të jetë i shëmtuar, por unë çfarë mund të bëj? Për fat të keq, nuk u kualifikuam. E kam thënë edhe më parë, u kërkoj falje të gjithë italianëve për rezultatin sportiv. Statistikat e mia janë janë më të mirat e 40 viteve të fundit, kam humbur vetëm 2 ndeshje në dy vjet.”

Në realitet janë 3 humbje, 9 fitore dhe 4 barazime, sepse, përvec disfatës 3-0 në “Bernabeu” me Spanjën dhe humbjes 1-0 në ndeshjen play off me Suedinë, është edhe dështimi 1-3 me Francën në miqësoren e zhvilluar në Bari në debutimin e tij në krye të Kombëtares.

“Kam shkruajtur historinë në njëfarë mënyrë? Për fat të keq, po! A do të dorëhiqem? Po", tha Ventura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat