Ish portieri i mirënjohur i Kosovës ka dy fjalë për Samir Ujkanin

Futboll

Ish portieri i mirënjohur i Kosovës ka dy fjalë për Samir Ujkanin

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 11:45
Esat Mehmeti

Ish portieri i mirënjohur i mirënjohur, Esat Mehmeti, ka disa këshilla për portierin e kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, njëherësh anëtar i Cremoneses në Serie B në futboll. Ujkani nuk ishte në nivelin e pritur në takim me Letoninë, ku pësoi dy gola me gabimin e tij. Megjithatë, Kosova triumfoi me rezultat 4:3 në miqësoren kundër Letonisë.

Mirëpo, ish portieri me nam, ka disa këshilla për Ujkanin. “Roli dhe detyra e portierit (dedikuar Ujkanit). Nga përvoja dhe njohja që unë kam, po detyrohem ta shprehi mendimin tim drejtuar portierit të kombëtares tonë Samir Ujkanit si një këshillë për të ardhmen e tij, për kombëtaren tonë. Vetë fakti se je lojtar i fundit nuk guxon të gabosh ti në rend të parë. Ke detyrë që të përmirësosh gabimet e lojtarëve tuaj, njëherit të diktosh, krejt rrjedhën, ritmin dhe drejtimin e lojës për një rezultat pozitiv. Portieri e ka përgjegjësin kryesore menjëherë pas trajnerit, gjatë zhvillimit të lojës...

Kur, gabon portieri në dalje larg vijës së portës, gabimin e tij në shumë raste e përmirësojnë ndonjë bashkëlojtar. Në të shumtën e raste gabimin e mbrojtjes e shpëton sulmi me shënime...sikur që edhe ndodhi parmbrëmë. Edhe vetë kërkove falje se nuk ishe në element... Ato gola mundë të pranohen, por ti duhet të vazhdosh stilin tënd, të vendosjes. Por, assesi bile edhe si kapiten të heshtësh e të futesh në portë e mos të dalësh nga porta...

Te goli i dytë: Topi dy herë ishte në lartësi të 6-7 metrave ku duhej të arrish para lojtarit e të futesh në duel më energjikisht... me zë e me komandë ... po i harron gjatësinë e duarve...!? Duke ditur se jemi një kombëtare e re dhe papërvojë, unë mendojë që detyra e juaj me përvojë e dijeni kërkohet më shumë. Por, portieri me dijeni dhe inteligjencë në vlerësimet e veta dhe kundërshtarit me detyrë personale e sidomos si vendas, ndryshe si mysafir (kjo donë përgatitje speciale).

Vendosja e portierit në mbulimin e 16 metërshit është me rrezik të madh, por shpeshherë edhe fitimprurës. Portieri në një cikël: (4 ndeshje) nuk duhet të pranojë gol. Portieri në dy cikle (8 ndeshje ) forma e tij maksimale është fitimprurëse me përqindje në rezultat 30 për qind. Portieri mund të pësojë ramje forme, pas 8 apo 9 ndeshjeve. Pas dy ndeshjeve jo të mira fillon ngritja dhe rikuperimi i formës. Këshilla e ime për portierët tanë është vetëvetja - metoda dhe mënyra e tyre që mundë me dhënë maksimumin. Gjithsesi Ujkanit i nevojitet kjo”, shkruan Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat