Liburni rikthen Koznikun

Futboll

Liburni rikthen Koznikun

Nga: K.G. Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 16:25
Luan Kozniku

Skuadra e futsallit Liburni nga Gjakova konfirmon se kanë rikthyer trajner Luan Koznikun. “Liburni rikthen trajnerin Koznikun. Ai ishte trajneri i parë i Liburnit që nga themelimi i klubit. Kozniku e ndërtoj një ekip mjaft të suksesshëm, ku sa qëndroj që nga viti 2010-2013, Liburni për një kohë të shkurtër fitoi titullin e Kampionit dhe ishte fitues i Kupës së Kosovës në futsall.

Liburni vazhdimisht me Koznikun ishte ne finale te Play-Off-it dhe finale te Kupës së Republikës së Kosovës. Shpresojmë që me punën, disiplinën dhe angazhimin e tij të vazhdojmë me sukseset e reja”, bëhet e ditur nga FC LIburni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat