Livoreka: Drita nuk është në presionin e askujt

Futboll

Livoreka: Drita nuk është në presionin e askujt

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 19:23
Përparim Livoreka

Drita kurrë nuk ka qenë më e trimëruar se tani, që të luftojmë për kreun e renditjes së elitës së futbollit, e cila ngec për dy pikë nga lideri, Llapi i Podujevës. Skuadra nga Gjilani fundjavën që e lamë pas arkëtoi tri pikë të mundimshme, por shumë domethënëse, duke e mundur me rezultat të ngushtë 4:3 Lirinë nga Prizreni. Sulmuesi i Dritës, Përparim Livoreka, pretendon se skuadra e tij do të jetë edhe më e fortë në vazhdim të kampionatit dhe është optimist se mund ta fitojnë edhe titullin e kampionit. FC Drita aktualisht është në vend të dytë me 25 pikë, sa ka edhe Prishtina në pozitën e tretë.

“Bota sot”: Drita triumfoi ndaj Lirisë, çfarë e veçojë këtë ndeshje?

Përparim Livoreka: Mendoj se kemi pasur një ecuri shumë të mirë,  kur dihet që jemi 11 javë pa humbje. Ndeshje me Lirinë ka qenë lojë e fortë, kur dihet se ata kanë bërë një ekip shumë të mirë. Ne në fillim kaluam në epërsi dhe rezultati na dha komoditet, por në fund të ndeshjes patëm disa lëshime dhe ka mundur që ndeshja të përfundoi baras. Mirëpo, karakteri i fortë i gjithë futbollistëve tanë   bëri që në fund t’i ndezim motorët dhe të dalim triumfues.

“Bota sot”: Tri pikët e reja Dritën e afrojnë drejt titullit vjeshtor, a jeni të kënaqur me ecurinë e deritashme?

Përparim Livoreka: Sa i përket kreut besoj se jemi me meritë aty, në vendin e dytë dhe si bazë e lojës së mirë kemi arritur që të ngritemi, por mos të harrojmë, se ne mundemi edhe më shumë. Duke  falënderuar edhe kryesinë e klubit po ashtu tifozët më të mirë në  Vala Superligë, ‘Intelektualët’ që na  përkrahin pa u ndalur dhe janë krahë i fortë i yni, mendoj se të bashkuar të gjithë do t’ia dalim në  fund.

“Bota sot”: A jeni në presion të Trepçës '89, Gjilanit, Prishtinës, Llapit, Lirisë e Feronikelit?

Përparim Livoreka: Jo, asnjëherë nuk po ndihemi në presion, arsye nuk kemi, sepse ne po punojmë që përmes lojës së bukur që po  zhvillojmë të ecim përpara dhe nuk ndihemi në presion të askujt. Ne shikojmë vetëm lojën tonë dhe nuk po na intereson asnjë skuadër tjetër. Prandaj, jemi të bashkuar deri në fund dhe mendoj që do të jemi në pjesën më të lartë në tabelë.

“Bota sot”: Sfidën e radhës kundër Drenicës, a është një sfidë e zorshme?

Përparim Livoreka: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat