Kombëtarja e Kosovës U-17, mposhti Shqipërinë shkon në gjysmëfinale

Futboll

Kombëtarja e Kosovës U-17, mposhti Shqipërinë shkon në gjysmëfinale

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 15:37
Kosova

Nga ndeshja në ndeshje djemtë e Kombëtares U17 të Kosovës po përmirësohen. Pasi e mposhtën Azerbajxhanin 2:0, sot në ballafaqimin e tretë, në kuadër të turneut “2017 Mercedes Benz Agean Cup U-16”, Kombëtarja U17 e mposhti Shqipërinë, me rezultat 2:1, në një ndeshje jashtëzakonisht të mirë me plotë aksione e me shumë raste sidomos në pjesën e parë. Të dy golat për Kosovën i shënoi Veton Tusha. Me këtë fitore Kosova është kualifikuar në gjysmëfinale. Pas ndeshjes përzgjedhësi Besnik Kollari u shpreh: Ishte një lojë e mirë, ku krijuam shumë raste shënimi sidomos në pjesën e parë, por realizuam vetë dy herë. Madje kur pritej që takimi të përmbyllet me rezultat 2:0 për Kombëtaren tonë, në sekondat e fundit Shqipëria shënoi të ashtuquajturin , të nderit. Tash, do të presim se si do të zhvillohen ndeshjet tjera, por ne sigurt jemi në gjysmëfinale me gjasa që të luftojmë edhe për vend të parë.

Kosova – Shqipëria  2:1

Stadiumi: Altinordu Selcuk Tes

Shikues: Disa dhjetëra

Gjyqtarë: B. Gumus, E. Erdogan, F.O, Tursun e A. N. Ercan.

Shënues: V. Tusha (67 e 70) për Kos. e M. Sallu (80) për Shq.

Kosova: Bulliqi, Azemi, Lokaj, Salihu, Bilalli, Janjveva, Marmullaku (Stublla), Krasniqi (Ibrahimi), Dushi (Shala), Tusha (M. Avdyli) e Kiçmari (L. Avdyli).

Shqipëria: Veka, Kacmolli, Zalli (Sali), Smajlaj, Gjini (Gjini), Asllani, Gjeci, Dervishaj, Ndreca (Pecani), Paloku (Vata) e Arkaxhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat