Morina do pikë të plota! Emini: Vëllaznimi është në presion

Futboll

Morina do pikë të plota! Emini: Vëllaznimi është në presion

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 18:22
Benjamin Emini e Albutrint Morina

Në javën e 17-të të Vala Superligës së Kosovës veçohen disa ndeshje, që zgjojnë kërshërinë e tifozëve si ajo në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Llapit nga Podujeva, të dielën në stadiumin “Riza Lushta” ndeshen kampioni në fuqi Trepça ’89 me Feronikelin e Drenasit dhe të hënën superderbi në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku përballen Prishtina-Gjilani.  

Nesër në orën 13.00 në stadiumin e Qytetit në Gjakovë, lideri i elitës Llapi do të sprovohet nga Vëllaznimi. Llapjanët synojnë të kthehen të pamposhtur, kësisoj ta ruajnë pozitën e liderit. Gjakovarët kanë përparësinë e fushës dhe përkrahjen e tifozëve “Kuqezinjtë e Jakovës”, kjo i jep forcë të madhe kundër Llapit që ka trajner Tahir Batatina.

Llapjanët vlerësojnë se kanë ekipin më të mirë dhe vetë rezultatet janë dëshmia më e mirë deri me tash. Futbollisti i Vëllaznimit, Albutrint Morina, shpreson se pikët do të mbeten në Gjakovë. “Jemi përgatitur maksimalisht këto ditë sa patëm mundësi, duke e ditur që kemi pas një orar të ngjeshur...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat