Nuhiu: Të rikthehesh pas rezultatit 2:0 në Manastir

Futboll

Nuhiu: Të rikthehesh pas rezultatit 2:0 në Manastir

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 15:00
Ardian Nuhiu

Skuadra e Shkupit ka arritur një rrëmbej një pikë të madhe në Manastir në përballjen kundër Pelisterit, duke luajtur 2:2, në kuadrin e javës së 17-të në ligën e parë.

Trajneri Ardian Nuhiu në çastet e fundit të ndeshjes në lojë e inkuadroi të riun 16-vjecar, Suhejl Muharremi, i cili në kontaktin e parë me topin me një gjuajtje magjike me këmbën e majtë e shënoi supergol, me çka shpëtoi skuadrën e tij nga humbja.

“Të rikthehesh pas rezultatit 2:0, është sikur të fitosh tre pikë, dhe jo vetëm me një pikë. Sikur të kishim më shumë fat në pjesën e parë kemi mundur të shënojmë përmes Mbellës dhe Bajramit, por reagimet ishin të shpejta. E dinim se rezultati 2-0 është i rrezikshëm dhe në aspektin psikologjik prandaj kemi besuar deri në fund. Të riun Muharemin e ndjek në stërvitje, bëhet fjalë për talent të shkëlqyeshëm. Nuk kisha zgjidhje tjetër në sulm dhe Muharemi në kontaktin e parë me topin shënoi gol dhe na solli një pikë”, tha trajneri Ardian Nuhiu.
Në javën e 18-të, të fundit për sezonin vjeshtor, Shkupi në Cair e pret Vardarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat