Hamiti ka një shqetësim!

Futboll

Hamiti ka një shqetësim!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 19:20
Genc Hamiti

Nuk ka rehati për asnjë skuadër në elitën e futbollit. Sepse nga lufta për titull mund të rrezikohesh edhe nga rënia apo nga ekzistenca  mund të futesh në garë për titull, për faktin se diferenca në pikë mes të parit dhe pozitës së nëntë, është shumë e vogël, apo 11 pikë dalim! Megjithatë, disa skuadra ndihen paksa komode e disa jo, ndërsa Drenica nga Skenderaj aktualisht mban pozitën e tetë me 25 pikë, 8 me pak se lideri Llapi nga Podujeva.  Mesfushori i Drenicës, Genc Hamiti, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se shumë lehtë mund të jenë në vend të katërt!

“Meqenëse është xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor, me një fitore me 2 gola epërsi dhe varësisht prej rezultateve të ndeshjeve tjera, Drenica mundet me përfunduar sezonin vjeshtor në pozitën e 4-të. Por, pavarësisht xhiros së fundit, ky ka qenë një sezon pozitiv për ne, prej sezoneve më të suksesshme nga aspekti i mbledhjes së pikëve”, thotë Hamiti.

A jeni në presion, sepse sa mund të luftosh për katër vendet e para po ashtu edhe për ekzistencë? “Jo, aspak. Më shumë jam i shqetësuar për organizimin e klubit për sezonin pranveror. Sepse, besoj edhe me këtë ndeshje të fundit kemi me bë lojë të mirë dhe me përfunduar me sukses”, shpreh optimizmin mesfushori.  Sa i përket se çfarë e veçon këtë edicion, ai tha: “Nuk e di si ka qenë në...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat