Rama: Flamurtarit i mungojnë pikët

Futboll

Rama: Flamurtarit i mungojnë pikët

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 19:21
KF Flamurtari

Flamurtari nga Prishtina deri më tash nuk i ka arritur qëllimet që kishte në nismë të kampionatit, pasi që në disa ndeshje ka qenë edhe i pafat. Flamurtarët janë në pozitën e parafundit (i 11-ti) me 11 pikë, dy me pak se vendi i dhjetë Besa nga Peja.  Nga 17 ndeshje Flamurtari ka regjistruar 2 fitore, 5 barazime e 10 humbje në elitën e futbollit.

Mesfushori i Flamurtarit, Emir Rama, tha se në shumë ndeshje iu mungoi edhe fati sportiv. “Mendoj se kemi humbë shumë pikë shkaku që na mungoi fati në disa ndeshje. Kemi bërë ndeshje shumë të mira sidomos në javët e fundit, por të pafat”, tha Rama për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Flamurtari nuk qëndron larg vendit të dhjetë, a shpresoni të paktën ta siguroni biletën për në barazh deri në fund të edicionit? “Për sa ekzistojnë pikët, ne besojmë gjithë në at pozitën e barazhit. Mendoj se nuk do të jetë vështirë të jemi aty, ka...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat