Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur për sulmuesin e Inter, Mauro Icardi, në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes së kampionatit që Real Madrid do të luajë mbrëmjen e së shtunës në fushën e Atheltic Bilbao. Këto kanë qenë fjalët e francezit:
“Nuk mund të flas për lojtarë që nuk janë këtu. Ka shumë që mund të vijnë, shumë të aftë, që mund të luajnë këtu një ditë. Por ky nuk është një problem i imi”.
Shtypi spanjoll, ndërkohë, vazhdon të shkruajë për një sulm të mundshëm të Real Madrid në merkaton e janarit ose të verës për kapitenin e zikaltërve. Nuk duhet harruar fakti se Icardi nuk luan në kompeticionet europiane në këtë sezon dhe, nëse do të transferohej te Real Madrid në janar, do të mund të aktivizohej në këtë edicion të Champions League.