Lajm i keq për Napolin pas humbjes nga Juventus

Futboll

Lajm i keq për Napolin pas humbjes nga Juventus

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 09:09
Lorenzo Insigne

Lorenzo Insigne ka pësuar një lëndim të ri në humbjen nga Juventus.

Sulmuesi i Napolit nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë fizike por prapë ishte titullar ndaj “Bianconerëve”.

Por, ai u desh ta braktiste fushën para përfundimit të takimit për shkak të një problemi të ri.

Mediat italiane raportojnë se Insigne duhet t’u nënshtrohet testeve të reja për të mësuar nëse do të jetë në dispozicion për të luajtur në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëev ndaj Feyenoordit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat