Lausanne ka qenë e pa forcë në ballafaqim me kampionin në fuqi, Baseli, duke pësuar humbjen me rezultat 4:1. Për vendasit shënoi Andi Zeqiri pas asistimit të Benjamin Kolollit në minutën e 80-të, kurse për Baselin realizuan: Elyounoussi (7’), Ajeti (39’), Lang (63’) e Steffen (66’). Kololli u paraqit titullar, kurse Zeqiri u aktivizua nga minuta e 72-të. Albian Ajeti deri me tash ka shënuar gjithsej 6 gola në kampionatin zviceran.
Baseli është në vend të dytë me 32 pikë, kurse Lausanne është në pozitën e 6-të me 19 pikë pas 17 jave. Luzern triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Sionit. Kukeli (autogol 30’) e Ziegler (44’-nga penalltia) shënuan për Luzernin dhe Ucan (41’) pas asistimit të Kasamit për Sionin.
Shkëlqim Demhasaj luajti titullar për Luzernin, sikurse edhe Pajtim Kasami e Burim Kukeli, ky i fundit u zëvendësua nga minuta e 47-të te Sioni dhe Ermir Lenjani luajti nga minuta e 60-të.