Ish futbollisti i mirënjohur, Faruk Statovci, dikur edhe kapiten i kombëtares së Kosovës, tha se me rëndësi është të ndërtohet sa më shpejt Stadiumi Nacional.
Si e komentoni që Stadiumi Nacional nga Bërnica në Sankoc, i ndërrohet lokacioni me vendim të Qeverisë së Kosovës? “Po e them edhe tash, vetëm të ne diskutohet lokacioni, nëse i pyet shqiptarët, kërkujt nuk i konvenon! Me rëndësi është se Kosova bëhet me stadium nacional.
Me rëndësi është se futbollistët tanë e kanë një stadium: Ai është në Kosovë, ndërrimi i lokacionit nuk e di se qysh është bërë, por unë mendoj, se aty ku është vendos është në mes ku të gjithë e kanë më lehtë.
Është më afër aeroportit dhe është afër autostradës e i lidhë të gjitha qytetet. Me rëndësi është Kosova ta ketë një stadium dhe të jetë në tokën e Kosovës. Kjo është më e mira për të gjithë, vendi ka pak rëndësi”, thotë Statovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.