Valverde: Presim çdo kundërshtar

Futboll

Valverde: Presim çdo kundërshtar

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 09:33
Ernesto Valverde

Barcelona është kualifikuar në 16 më të mirat e Evropës si fituese e grupit, ndërsa Ernesto Valverde thotë se çdo kundërshtar është i pranueshëm. 

Barcelona doli para Juventusit me 14 pikë, dhe mund të ketë një short më të lehtë.

“Nuk e di se çfarë mund të ndodh në short. Do ta pranojmë çdo kundërshtar”.

“Plani jonë është të dominojmë ndeshjet dhe të krijojmë sa më shumë raste, duke mos pranuar që të rrezikojmë portën tonë”.

“Do të provojmë që t’i bëjmë gjëra sa më mirë. Nganjëherë luajmë bukur, nganjëherë jo”.

Valverde në fund foli edhe për Thomas Vermaelen dhe Sergio Busquets, që luajtën mirë në mbrojte.

Samuel Umtiti dhe Javier Mascherano janë të lënduar dhe Barcelona po provon disa mundësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat