Mascherano kërkon largimin që në janar

Futboll

Mascherano kërkon largimin që në janar

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 15:15
Javier Mascherano

Javier Mascherano ka vendosur që të largohet nga Barcelona që në janar.

Por kjo situatë nuk është duke i pëlqyer Barcelonës, pasi tashmë është dëmtuar, Samuel Umtiti.

Por argjentinasi këtë lajm ua kishte dhënë drejtuesve para se francezi të dëmtohej dhe ai nuk e ka ndërmend që ta ndryshojë vendimin.

Mascherano e ka marrë këtë vendim pasi nuk e ndjen vetëm si pjesë të rëndësishme të skuadrës që udhëhiqet nga Ernesto Valverde.

Argjentinasi dëshiron të luajë në një skuadër tjetër, ndoshta edhe më pak cilësore, por për të qenë në formën e duhur për Botërorin “Rusi 2018”.

Bindja e tij për t’u larguar është aq e fortë, sa i ka vënë ultimatum Barcelonës për t’i kthyer sa më shpejt përgjigje.

Menaxheri i tij, Walter Tamer, ndodhet në Barcelonë, për të zgjidhur sa më parë të ardhmen e klientit të tij.

Ai mund të kalojë në Superligën e Kinës, ku shihet si destinacioni më i përshtatshëm për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat