Mata i ofrohet Interit për Joao Marion, por italianët dëshirojnë Mkhitaryanin

Futboll

Mata i ofrohet Interit për Joao Marion, por italianët dëshirojnë Mkhitaryanin

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 16:37
Juan Mata

Juan Mata i është ofruar Interit nga Manchester Unitedi.

Kjo pasi Djajtë e Kuq dëshirojnë në vend të spanjollit Joao Marion, i cili te zikaltrit nuk treguar paraqitje të mira, për dallim nga Kampionati Evropian.

Sipas Corriere dello Sport, kjo ka ardhur si kërkesë e Jose Mourinhos, por pritet të refuzohet nga Interi.

Klubi italian nuk pritet shfaq interesim për Matan dhe në vend të tij do të kërkojnë Henrikh Mkhitaryan.

Për Joao Marion ka shfaqur interesim ehe Paris Saint Germaini dhe klubi i drejtuar nga Luciano Spallettit është i gatshëm për një shkëmbim me Javier Pastoren.

Mesfushori kreativ është transferuar te Interi në vitin 2016 për 40 milionë euro (plus pesë milionë bonuse).

Te Interi ka shënuar vetëm tre gola në 39 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat