Trajneri i Prishtinës, i kënaqur me kualifikim

Futboll

Trajneri i Prishtinës, i kënaqur me kualifikim

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 19:31
Mirel Josa

Një ballafaqim interesant u zhvillua në kryeqytet, ku Prishtina arriti të shënojë fitore kundër Flamurtarit, me rezultat 3:2. Prishtina ka eliminuar nga Kupa rivalin nga kryeqendra, Flamurtarin, në fushën me baltë të kësaj të fundit. Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës, për faqen e klubit prishtinas, tha se është i lumtur që u kualifikuan: “Nuk kishim menduar kurrë që do të humbnim ndeshjen. Në pjesën e parë në përgjithësi isha i kënaqur, por duhet të bënim shumë më tepër në pjesën e dytë. Do të duhej të çonim më shpejtë rezultatin në 3:0. Pastaj erdhi momenti i penalltisë që vetëm pas pamjeve televizive mund të pasqyrohet më mirë dhe skuadra disi hyri pastaj në presion, sepse duke qenë dy herë me dy gola në avantazh, erdhëm në situatat 1:2 e 2:3 e ku do të duhej të ishim shumë më të qetë e duhej të punonim shumë më mirë me dy krahët duke i përshtatur edhe terrenit në ato pjesë që ishte më i mirë e pa baltë, se sa në qendër dhe nga andej të godisnim kundërshtarin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat