Tallet me PSG-në

Futboll

Tallet me PSG-në

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 19:36
Thomas Muller

Thomas Muller e ka quajtur skuadër të mbivlerësuar PSG-në Bayern Munih ka shënuar fitore 3:1 ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo që nuk kishte ndonjë rëndësi, pasi të dy skuadrat kishin siguruar kualifikimin, me francezët si lider të grupit.

Sulmuesi Thomas Muller insiston se PSG është skuadër e mbivlerësuar. “Kur humbëm në Paris, goditjet nga këndi ishin 18-1 në favorin tonë, por pavarësisht kësaj, të gjithë u sollën sikur Paris SG kishte dominuar në mënyrë të magjishme. Sigurisht, ata kanë lojtarë shumë të mirë në repartin sulmues, por nuk mund ta mbivlerësosh kaq shumë një ekip të tillë”, tha fillimisht Muller për mediat gjermane. “Ne fituam 3-1 në ndeshjen e kthimit, kur Parisi gjithashtu pati disa mundësi të mira për të shënuar, megjithatë besoj se ju nuk patët përshtypjen se ne po përballeshim me një ekip totalisht dominues ndaj nesh. Ne jemi ende Bayern Munchen”, tha ia në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat