E mban fjalën

Futboll

E mban fjalën

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:58
Paulo Fonseca

Është hera e parë në historinë e Ligës së Kampionëve që një trajner shfaqet në mënyrë të tillë. Bëhet fjalë për trajnerin e Shakhtar Donetskut, Paulo Fonseca.

Ai kishte bërë një premtim interesant kohë më parë, që tashmë ka gjetur realizim.

Fonseca kishte premtuar publikisht se ai do të vishej zi personazhi filmik “Zorro” dhe do të shfaqej në konferencë për shtyp në rast se ekipi i tij siguron kualifikimin në ndeshjen e fundit ndaj Manchester Cityt.

Trajneri i klubit ukrainas siguroi kualifikimin pasi ekipi i tij fitoi 2-1 ndaj ManchesterCityt në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat