Tri klube të mëdha italiane pas Dani Ceballos

Futboll

Tri klube të mëdha italiane pas Dani Ceballos

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 00:15
Dani Ceballos

Dani Ceballos është kthyer në objektivin kryesor të tre skuadrave të mëdha italiane.

Milan, Inter dhe Roma janë futur në një garë të çmendur në afatin kalimtar dimëror për talentin spanjoll Dani Ceballos.

Drejtuesit e klubeve italiane kanë kërkuar informacion për mundësinë e blerjes së mesfushorit që në janar nga Real Madridi, por Zinedine Zidane nuk ka pranuar që ta shes.

Trajneri francez nuk dëshiron të mbetet pa Ceballos, pasi këtë sezon ‘Los Blancos’ po luftojnë në shumë fronte.

Gjithsesi, në verë gjithçka mund të ndryshojë dhe ekipet e interesuar mund të gjejnë mundësinë për një akord me Florentino Perez.

Ceballos erdhi në këtë verë te Real Madridi nga Real Betisi.

Ai nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme në formacionin e Zinedine Zidanes, pasi mesfusha përbëhet nga lojtarë si Luka Modric, Casemiro dhe Toni Kroos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat