Rummenigge: Për të ardhmen e Robben dhe Ribery do të vendoset në pranverë

Futboll

Rummenigge: Për të ardhmen e Robben dhe Ribery do të vendoset në pranverë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 09:08
Robben dhe Ribery

Tregu i transferimeve të janarit pritet të jetë aktive për Bayern Munich që është në kërkim të një alternative në sulm për Robert Lewandoëskin.

Sandro Wagner, sulmuesi i Hoffenheimit qëndron në pole-position për tu transferuar te kampionët e Gjermanisë gjatë këtij dimri megjithatë nuk mungojnë alternativat e tjera.

I intervistuar për tregun e Bayernit, shefi ekzekutiv i bavarezëve Karl Heinz Rummenigge u ndal edhe te dyshja Arjen Robben dhe Franck Ribery pasi të dy futbollistët janë në skandencë kontrate me klubin bavarez, pasi marrëveshjet aktuale u përfundojnë në verën e vitit 2018.

Gjithsesi ekziston ende mundësia që holandezi dhe francezi të rinovojnë kontratat e tyre me Bayernin. I pyetur mbi këtë çështje, Rummenigge theksoi:

“Janë dy futbollistë të cilët meritojnë shumë. E dimë çfarë ata kanë dhënë për këtë klub dhe i vlerësojmë jashtëzakonisht. Megjithatë nuk kemi vendosur ende sesi do të veprojmë. Do të flasim me të dy dhe do të marrim një vendim për të ardhmen e tyre në pranverë”, theksoi shefi ekzekutiv i Bayernit i cili konfirmoi edhe rikthimin në skuadër në verën e ardhshme të sulmuesit Serge Gnabry, i cili për momentin po luan si i huazuar tek Hoffenheim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat