Ronaldo angazhon avokatët të nisin procedurat e largimit nga Real - Bota Sot
Ronaldo angazhon avokatët të nisin procedurat e largimit nga Real

Futboll

E martë, 16 tetor 2018

Ronaldo angazhon avokatët të nisin procedurat e largimit nga Real

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:27
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo u ka dhënë detyrë avokatëve të tij që të nisin bisedimet për largimin e tij nga Real Madrid.

Raportimet nga Spanja thonë se ylli i Los Blancos nuk është i lumtur që prej kur fitoi topin e pestë të Artë, javën e kaluar.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Paris të Francës, ka qenë presidenti i klubit, Florentino Perez që është pyetur nëse është Neymar ai i cili mund ta zëvendësojë 7-ën e mbretërve dhe të shkojë hapave të tij.

“Të qenit në Madrid do të ishte më e lehtë që ta fitonte Topin e Artë”.

“Real Madrid është një klub i cili iu jep gjithçka futbollistëve të mëdhenj, secili e di që e kam dashur të nënshkruajë me të”, ka thënë Perez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test