Ronaldo i thotë Perez të marrë Silva-n, beson se është më i mirë se Icardi - Bota Sot
Ronaldo i thotë Perez të marrë Silva-n, beson se është më i mirë se Icardi

Futboll

E martë, 16 tetor 2018

Ronaldo i thotë Perez të marrë Silva-n, beson se është më i mirë se Icardi

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 00:55
Ronaldo dhe Silva

Andre Silva nuk ka shënuar asnjë gol në Serinë A dhe ka përfunduar në shënjestrën e mediave dhe tifozëve. Edhe nga trajneri Gattuso, i cili nuk është treguar shumë i butë ndaj tij pas ndeshjes së Europa League të luajtur kundër Rijeka-s. Por Cristiano Ronaldo duket se ia këshilluar bashkatdhetarin e tij Real Madridi-t.

Sipas shtypit spanjoll, pesë herë fituesi i Topit të Artë, CR7 i ka dhënë klubit që të blejë Andre Silva-n në verë. Si “Diario Gol”, ashtu edhe “A Bola”, kanë shkruar për këto zëra dhe kanë shtuar se Ronaldo i ka thënë presidentit Perez që të marrë Andre Silva-n në vend të Icardi-t, që është golashënuesi më i mirë i kampionatit italian. Përveç kombësisë, CR7 dhe Silva kanë të përbashkët edhe menaxherin Jorge Mendes,

22-vjeçari i kuqezinjve është një nga sulmuesit erinj më të fortë në qarkullim. Vitin e kaluar ka shpërthyer te Porto, me 16 gola në 32 ndeshje, por ka befasuar akoma më shumë me kombëtaren. Me Portuigalinë ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje. Marrëdhënia me Ronaldo-n është e mirë, brenda dhe jashtë fushës. Me Milan-in ka pasur disa probleme në Serinë A, ku nuk ka shënuar asnjë gol deri tani. Por ka shënuar 8 herë në Europa League në 10 ndeshje. Gattuso shpreson që ai të vazhdojë të bëjë gola në Europë dhe që të zhbllokohet edhe në kampionat. Real e mban nën vëzhgim për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test