Indipendiente, fiton Coppa Suamericana - Bota Sot
Indipendiente, fiton Coppa Suamericana

Futboll

E martë, 16 tetor 2018

Indipendiente, fiton Coppa Suamericana

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:15
Indipendiente, fiton Coppa Suamericana

Indipendiente është fituesja e “Coppa Suamericana” për vitin 2017. Skuadra argjentinase barazoi 1-1 me Flamengon në “Maracana” në takimin e kthimit dhe falë fitores 2-1 në “Avellaneda” në sfidën e parë, e ngriti për herë të dytë në histori këtë trofe të rëndësishëm, që vlen edhe kuakifikimin në Copa Libertadores për vitin e ardhshëm. Lucas Paquetà zhbllokoi rezultatin në favor të të zotëve të shtëpisë në minutën e 30-të, por Barco barazoi me 11-metërsh para se të mbyllej pjesa e parë. Rezultati nuk ndryshoi më gjatë fraksionit të dytë.

Përtej rezultatit që prodhoi fusha e blerta, brenda dhe jashtë stadiumit mitik “Maracana” pati konfuzion për shkak të ineresimit të madh të tifozëve. Janë shitur zyrtarisht mbi 62 500 bileta, por në stadium janë futur shumë më tepër. Një tifoz madje guxoi të ulej me parashutë në fushë, ndërsa mbështetësit e Indipendientes u pritën me mjete të forta në momentin që autobusët e tyre po i afroheshin impiantit. Një natë më parë ultasit e Flamengos kishin sulmues me bomba artizanale hotelin ku ishte akomoduar delegacioni argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test