Modriç: Gremio është një ekip i mirë

Futboll

Modriç: Gremio është një ekip i mirë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 16:12
Modriç

Luka Modriç u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes gjysmëfinale ndaj Al Jaziras. Pas përfundimit të 90 minutave, mesfushori Kroat analizoi ndeshjen dhe foli edhe për sistemin VAR.

Ndeshja e luajtur: ”Besoj se kemi luajtur mirë dhe kemi merituar një rezultat shumë më të mirë. Ata shfrytëzuan në maksimum një nga dy rastet që patën gjatë ndeshjes.”

Analiza e finales të së Shtunës: ”Gremio është një ekip i mirë dhe me siguri që do të bëje jetën e vështirë. Trajneri do të jetë ai që do të vendosë se si do të luajmë.”

Fjala e tij për sistemin VAR: ”Nuk më pëlqen kjo që po them, por për mua ka ngatërresa në sistemin VAR. Në disa aspekte mund të ndihmojnë, por në golin e Casemiros thotë që ishte jashtë loje sepse Benzema pengoi një tjetër lojtarë. Nuk dua të futem shumë në këtë polemikë. Nuk duhet të brengosemi dhe duhet të mendojmë për futbollin. Do të vijë ky sistem dhe nuk mund të bëjmë asgjë. Besoj se është e qartë.”, përcjell Albeu.com.

Ndeshje e vuajtur: ”Kemi vuajtur shumë, para ndeshjes e dinim që do të jetë e komplikuar, por besoj që problemi ishte që nuk shënuam gola. Kemi krijuar raste dhe kemi luajtur mirë, por nuk shënuam dhe për këtë kemi vuajtur shumë.”

Bale: ”Është e rëndësishmë që shënuan Cris dhe Bale pas kaq shumë kohësh, do i jape vetëbesim dhe jam i kënaqur për të, shpresoj të vazhdoje kështu dhe që të jetë mirë fizikisht. Do të na ndihmoje shumë në këtë sezon.”

VAR: ”Herën e fundit e thash që nuk e pëlqej këtë sistem, por është pak e komplikuar për mua. Nuk e di në çfarë situate dëshirojnë të na çojnë, por në disa raste mund të ndihmoje edhe pse vendimet meren me shumë vonesë, ashtu siç ndodhi sot. Nuk dua të futem më shumë në këtë, do të ndodhë ajo që ata thonë dhe ne duhet të adaptohemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat