Suarez: “Barcelona dëshiron më të mirët, Coutinho e Griezmann janë dy prej tyre”

Futboll

Suarez: “Barcelona dëshiron më të mirët, Coutinho e Griezmann janë dy prej tyre”

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 09:26
Suarez dhe Coutinho

Suarez ka lavdëruar Coutinhon dhe Griezmannin, të cilët shpreson t’i shohë me fanellën e Barcelonës.

Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho si dhe sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, janë prioritetet kryesore të Barcelonës për afatin kalimtar të janarit, raporton Goal. Nëse lojtarët nuk vijnë në janar, atëherë një gjë e tillë është e mundshme të ndodhë në verën e vitit 2018.

Dy lojtarët që lidhen me një kalim te Barcelona, janë lavdëruar edhe nga sulmuesi i katalunasve, Luis Suarez, i cili ka vetëm fjalë të mira për brazilianin e francezin.

“Që të dy, Griezmann dhe Coutinho janë lojtarë elitar dhe po luajnë në nivele të larta”, tha uruguaiani për “RAC105”.

“Ata janë ku janë për një arsye. Dytë janë të rinj dhe kanë karrierë të gjatë para vetës dhe Barcelona gjithmonë dëshiron më të mirët”, shtoi ai.

“Pozicioni i Griezmann? Nëse e shikoni te Atletico, ai duhet të luajë shumicën e kohës si numër 9, por nuk është qendërsulmues. Griezmann do të ndihmonte Barcelonën shumë me lojën e tij në çfarëdo pozicioni që do ta vendoste trajneri”, theksoi mes tjerash Suarez. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat