“Zgjohet” Dybala, Juventus shkon në çerekfinale, e pret derbi kundër Torinos…

Futboll

“Zgjohet” Dybala, Juventus shkon në çerekfinale, e pret derbi kundër Torinos…

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 22:43
Paolo Dybala

Paolo Dybala sheh dritë në fund të tunelit dhe i jep Juventus kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Sulmuesi argjentinas, i cili ka përfunduar në stol pasi po kalonte një moment shumë delikat dhe larg formës ideale, realizoi golin e parë në fitoren 2-0, që “Zonja e Vjetër” ndaj Genoa në “Juventus Stadium”.

Në çerekfinale, Juventus do të luajë në derbi kundër Torinos, që eliminoi AS Roma duke fituar 2-1 në “Olimpico”

Ishte mesi i pjesës së parë kur Dybala kontrolli bukur një top jashtë zone dhe mposhti portierin kundërshtar me një goditje të saktë. I gjithë “Juventus Stadium” festoi këtë moment që mund të shënojë rilindjen e futbollistit të talentuar. Ky ishte goli i 15-të sezonal për Dybala, i shtati nga jashtë zone. Kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë, argjentinasi tjetër Gonzalo Higuain blindoi suksesin e vendasve me golin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat