Juventus shpreson: “Messi s’do ta shohë atë as në kartolinë”

Futboll

Juventus shpreson: “Messi s’do ta shohë atë as në kartolinë”

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 22:46
Leo Messi

Barcelona, pas dëmtimit të Umtiti dhe largimit të ardhshëm të Javier Macherano, është në kërkim të një përforcimi për mbrojtjen. Yerry Mina mbtetet një opsion i vlefshëm, por ka shumë konkurrencë dhe transferimi i tij në janar nuk është i sigurt.

Për sa i takon alternativave, sipas “Don Balon”, ideja David Luiz është hedhur poshtë nga vetë Leo Messi. Argjentinasi duket se nuk e konsideron brazilianin një lojtarë të përshtatshëm për Barcelona-n.

“Leo nuk do ta shikojë as në kartolinë”, është shkruar në portalin spanjoll. Një lajm ky që duhet të gëzojë Juventus-in, duke parë se bardhezinjtë janë interesuar për mbrojtësin e Chelsea-it në ditët e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat