Juve kërkon pikë të plota ndaj Romës

Futboll

Juve kërkon pikë të plota ndaj Romës

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 17:56
Douglas Costa

Të shtunën në orën 20.45 do të luhet derbi italian, Juventus-Roma. Juve ka përparësinë e fushës, por romakët shpresojnë në pikë. Futbollisti i Juventusit, Douglas Costa, ka thënë se Roma është ekip e madhe dhe duhet të kenë kujdes. “Janë një ekip e madhe dhe ne kemi respekt të madh për ta. Është e vërtet që ata kanë pësuar humbje në Kupën e Italisë, por të shtunën do të jetë një ndeshje tjetër. Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje dhe e kemi kualitetin ta bëjmë këtë. Jam rritur shumë në fazën mbrojtëse dhe atë taktike. Serie A është tjetër kampionat nga ai i Budesligës”, ka thënë Costa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat